Mbi 53 mijë euro dhe 133 shishe vere kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari në portin e Durrësit, si u zbulua nga policia

06/03/2024 10:06

Një 30-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim pasi tentuan të fusnin në Shqipëri para dhe mallra të padeklaruara përmes Portit të Durrësit.

Në pranga u vu 30-vjeçari Gj.Gj nga Lezha dhe nën hetim 29-vjeçari E.K nga Tirana. Nga kontrollet në vijën e dytë 30-vjeçarit që drejtonte fugonin dhe pasagjerit E.K i cili ishte si shofer alternativ, iu gjetën  53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu nën hetim u vu edhe 43-vjeçari E.Q nga Tirana, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA