Autorët e vjedhjes së kasafortës në një biznes në Sauk, janë vënë në pranga.
Vjedhja ka ndodhur më 1 mars, ndërsa kasaforta u gjet në lumin Shkumbin, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Të arrestuarit janë Bashkim Sollaku 53 vjeç, Endri Kolaci 37 vjeç dhe Albert Çela 40 vjeç, të tre banues në Elbasan. Gjithashtu, po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit E. Gj., 27 vjeç.
Kasaforta e vjedhur përmbante 4 mijë euro 100 mijë lekë dhe pasi i kanë marrë këto para, e kanë hedhur në lumin Shkumbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel