Reshje bore në juglindje, zbardhet Dardha/ Rruga e hapur për automjetet
05/03/2024 09:55
Reshjet e dëborës kanë rënë gjatë natës dhe vijojnë edhe këtë mëngjes në zonat malore të Korçës.
Në Dardhë, bora ka arritur lartësinë 5 – 10 centimetër. Borëpastruesja ndodhet në terren dhe rruga është e hapur për automjetet.
Me rënien e temperaturave, reshje bore kanë rënë në Shkodër, në lartësinë mbi 1300 metër. Edhe në Gjirokastër, zonat që ndodhen mbi 800 m janë mbuluar nga në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke ofruar një pamje panoramike.
Top Channel