Këshilli Kombëtar rikthen Bardhin e Gjekmarkajn/ Zbardhen përplasjet te Rithemelimi, Paloka: Është domosdoshmëri. Endira Bushati: S’jemi dele ta marrim vesh nga…

05/03/2024 20:05

Këshilli Kombëtar i Rithemelimit ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugë emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.

Në mbledhjen e këshillit nuk munguan debatet. Deputeti Paloka tha se ndryshimet statutore janë domosdoshmëri për bashkimin e Partisë Demokratike, ndërsa Enidra Bushati e kritikoi se pse nuk ishte e informuar për rendin e ditës.

Paloka: Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për Bashkimin e Partisë Demokratike. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te kryetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi.

Enidra Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z.Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Kalaja: Me vendim të kryesisë bëhen ndryshime statutore

Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional në19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka perfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtaresia. Degët: Malësi e Madhe Lezhe / Kurbin/ 3 degë të Qarkut Durres/ Peqin/ Mallakastër/ Lushnjë/ Devoll/ Kuçovë / Poliçan/ Këlcyrë/ Kamëz / Bulqizë. 

Noka: Kryesia e PD me propozim të Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtezakonshëm te 11 dhjetorit. Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari i Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore. Dispozita tranzitore: Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e parë; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetar PD. Neni 51, ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nenkryetari i kuvendit ose Kuvendit  automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetare të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit terësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimt të PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA