Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër vendimit të rreptë të marrë një ditë më parë nga Komisioni Europian, i cili i vendosi gjigandit të teknologjisë një gjobë prej 1.8 miliardë eurosh, me argumentin e abuzimeve në treg.

Sipas KE-së, kompania amerikane ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg. Autoriteti i Brukselit thotë se Apple ka shitur aplikacione transmetimi të muzikës për përdoruesit e iPhone dhe iPad përmes dyqanit të saj dixhital të aplikacioneve. Ndërkohë, ajo ndalon ofruesit e tjerë të transmetimit muzikor që të shesin abonime në iPhone dhe iPadApple.

Në këtë mënyrë, ata nuk lejohen të japin informacion për çmimet, ose të përfshijnë lidhje me faqet e internetit përmes të cilave mund të merret një abonim. “Kjo është e paligjshme sipas rregullave të BE-së,” argumentoi Komisioni. Apple ngarkon një tarifë prej 30% për shitjet e bëra përmes aplikacioneve në sistemet operative iOS.

Ai gjithashtu ndalon aplikacionet brenda sistemit operativ të ofrojnë lidhje me faqet e jashtme të regjistrimit për të anashkaluar tarifën. Menjëherë pas njoftimit Apple njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Sipas avokatëve të Apple, Komisioni i BE-së nuk ka paraqitur asnjë dëshmi të besueshme për dëmtimin e konsumatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA