Ditën e diel Liam Mandiaro është arrestuar në ambientet e BBV3, ku ishte bërë banori më i ri i kësaj shtëpie.
Ai akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani.
Në “Top Story” u ndanë pamjet ekskluzive nga momenti i arrestimit të Liamin, i cili me pranga në duar u shoqërua nga pesë trupa të policisë.
Arjan Curri ka rrëfyer edhe personin i cili e ka identifikuar Liamin menjëherë pasi u fut në BBV. Sipas Currit bëhet fjalë për një prokuror i cili është një ndjekës i rregullt i BBV dhe është pikërisht prokurori i kësaj çështje. Curri e krahason Liamin me Sami Minin, “i cili me syzet e tij është përpjekur të ndryshojë pamjen”.
Arjan Curri: Një person që ka kryer një vepër penale nuk ka rëndësi shtetësia, gjeneralitetet, lindja apo vdekja. Në momentin që ai identifikohet në fytyrë, pra Sami Ameni me syzet e trasha Alias Liami që ndryshon dhe pamjen direkt nisi operacioni “Gracka”. Ne kemi informacion dhe se kush e ka identifikuar në fytyrë. E ka identifikuar në punë një punonjësi i sistemit të reformuar të drejtësisë që është shikues i rregullt i BBV. Pasi e ka parë disa ditë BBV dhe Liamin si Sami Amenin, kishte vendosur syze të trasha. Ky person që është një person i lartë në sistemin e drejtësisë, ishte një nga prokurorët e çështjes. Dhe tani duke parë BBV thotë, “mos ndoshta është Liami ky?” Se nuk i ngjasonte fytyra dhe mbasi e ka parë disa herë, është konsultuar me prokurorë të tjerë të cilët janë ndjekës të rregullt të BBV, sepse ata kanë një grup që flasin me njëri-tjetrin që përveçse flasin për gjërat e punës, flasin dhe për gjërat e përditshme. Aty është folur dhe për Liamin i cili si Sami Ameni i dikurshëm, pra dyshohet se është maskuar për të mos e njohur njeri. Është njohur menjëherë në fytyrë dhe ky prokuror ka themeluar të ashtuquajturën operacion “Gracka” që më pas e ka ekzekutuar policia. Është quajtur “Gracka” sepse në mendjen e këtij prokurori dhe të zbatuesve të ligjit është parë emisioni i BBV si një grackë e mundshme ku Sami Ameni i dikurshëm Alias Liami ka rënë brenda dhe është bërë i mundur ekzekutimi. Nga entuziazmi i madh që e ka njohur, në mënyrë demostrative siç bën shpesh policia, kanë bërë këtë ekzekutim të këtij vendimi, që mund të ishte bërë në mënyrë shumë diskrete. Sistemi elektronik mundet të lërë terorristë të futen në Shqipëri dhe policia të mos dijë asnjë gjë.
Top Channel