Aksident në aksin “Elbasan-Peqin”! Tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, shkak dyshohet lagështia

05/03/2024 08:32

Një aksident ka ndodhur në aksin “Elbasan-Peqin”.

Tre mjete janë përplasur pranë fshatit Pajove. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur, vetëm dëme materiale.

Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e mjeteve.

Top Channel