Babë e bir, Juljan dhe Mersin Shkalla kanë rënë në prangat e policisë në Kavajë, të akuzuar si grabitës të pesë automjeteve.

63-vjeçari dhe djali i tij dyshohen se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera, në Kavajë dhe në Shijak.

Në servisin e tyre në fshatin Priskë, janë gjetur pjesët e njërit nga automjetet e vjedhura në Kavajë dhe të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për vjedhjen e automjeteve të tyre, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

Më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”. (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024);

Më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volksëagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

Më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Hetimet vijojnë, ndërsa servisi i tyre është bllokuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA