VIDEO/ Rama: Shqipëria gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit në Gjermani

04/03/2024 14:43

Për tri ditë radhazi, Shqipëria do të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit ‘ITB BERLIN 2025’ në Gjermani.

Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama përmes një videoje në Facebook, ku shkruan se ‘nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025’

“Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, ku përmes një prezantimi dinjitoz gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”-shkruan Rama krahas videos ku paraqiten atraksionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA