Donald Trump po përballet me një plan të ngjeshur gjykatash dhe fushatash, ndërsa mbrohet në disa çështje penale dhe gjithashtu konkurron për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë.
Ish-presidenti Donald Trump do t’i bëjë ballë zgjedhjeve paraprake republikane me tre gjykime të mundshme.
Gjyqi i parë penal i ish-presidentit do të zhvillohet më vonë këtë muaj në një sallë gjyqi në Nju Jork, ku ai përballet me akuza që rrjedhin nga falsifikimi i supozuar i të dhënave të biznesit me qëllim të fshehjes së sjelljes së paligjshme të lidhur me fushatën e tij presidenciale të 2016-ës.
Data e fillimit të gjyqit në çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Trump në Florida ishte caktuar për në fund të majit, por gjyqtarja që mbikëqyrte atë çështje rishikoi kohën e gjykimit më 1 mars. Ajo nuk ka caktuar ende një datë të re për gjyqin. Dhe së treti, Prokurorët për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje të ish-presidentit Donald Trump në Xhorxhia, kanë propozuar fillimin e gjyqit në gusht.
Top Channel