Të tjera dëshmi dalin nga ngjarja e ndodhur të premten e dy marsit në magazinën e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ku ai vetë mbeti i plagosur bashkë me gjashtë të tjerë dhe më tragjikja, vdiqën dy persona.

Syria Beshaj përgjegjës sektori te Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka shpjeguar dy fazat e shpërthimit.

“Në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varur një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjet në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura”-thuhet në dëshminë e tij.

Referuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza.

Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombula në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vincit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombulat me kanellën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA