Shtyhet seanca për Berishën, avokati Gjokutaj: Gjykata nuk pranoi ankimimin tonë, ka qëllim djegien e mandatit të deputetit
04/03/2024 11:42
Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, që kërkon ndryshim të masës së sigurisë, u shty në Gjykatën e Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në një deklaratë për mediat, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata nuk pranoi ankimimin, pasi sipas tij “ka për qëllim që Berishës t’i digjet mandati i deputetit”. Sipas tij, vendimi është politik, madje “gjyqtar i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama”.
Gjokutaj tha se mbrojtja vazhdon me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
“Ka disa shkaqe, që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”.
Top Channel