Tre të rinj janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin në Tiranë për shkaqe pronësie.
Gjatë konfliktit të çastit, një 21 vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri një 26-vjeçar.
Në pranga A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa nisi hetimi për E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç.
Ata janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel