Në datë 1 mars Monika Kryemadhi ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, më 04.01.2024 nuk pranoi apelimin e Kryemadhit, për t’ja rikthyer telefonin.
Kërkesa e Kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar ne ligj dhe në prova.
Burimet i thanë TCH se telefoni është sekuestruar pas kontrolleve ndaj personave të pyetur në dosjen Meta – kryemadhi, të bashkuara prej një viti në një procedim të vetëm.
Por për shkak të sekretit hetimor edhe SPAK dhe gjykata nuk japin detaje mbi rrjedhën që kanë marre hetimet, ndonëse SPAK i tha TCH se Kryemadhi duhet të provojë që ky telefon i përket asaj dhe jo dikujt tjetër. Ndonëse në fund të vitit kryeprokurori Altin Dumani gjatë një takimi me gazetarët, e cilësoi sekuestrimin e aprovuar nga gjykata “si një mjet për kërkimin e provës”.
Por ajo që është publike është fakti që SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion.
I pari lidhet me një kallëzim të depozituar në SPAK për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në denoncimin e avokatit Idajet Beqiri, përmendet se bashkëshortët Meta-Kryemadhi kanë kryer ndërhyrje estetike në një klinikë private jashtë vendit dhe se nuk kanë deklaruar shpenzimet.
Hetimi për dyshimet e pastrimit të parave ka sjellë automatikisht hetim pasuror- bën me dije të njëjtat burime. Një tjetër hetim është edhe ai i denoncimit në episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mije dollaresh.
Në kallëzim thuhet se partia që drejtohej nga Ilir Meta, pagoi miliona për të lobuar për një fotografi me Donald Tramp. Mes letërporosive të përcjella, SPAK po pret ende përgjigje nga Qipro dhe nga San Marino. Por në këto hetime që janë ende të fokusuara tek shkresat e te huajve, dhe kur bankat i kane kopsitur përgjigjet për transfertat, maja e ajsbergut mbi këto çështje u bë e dukshme ditën kur deputetja Kryemadhi kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, kthimin e iPhonit, që nuk u pranua nga të dyja gjykatat. E qarte është se tani SPAK-un nuk e pengon asgjë ta këqyre telefonin e të nxjerrë prej andej, gjithë çfarë kërkon.
Top Channel