Ruanin drogën në një vilë luksoze të blinduar nga siguria, arrestohen dy shqiptarët në Spanjë, 35 mijë euro dëm për…
04/03/2024 14:19
Dy shqiptarë janë kapur ‘mat’ nga policia spanjolle teksa kujdeseshin për mbi 1600 bimë marijuanë, në një shtëpi në zonën rurale të Mallades në Tàrbena.
Banesa ishte një vilë e ‘fortifikuar’ me kamera sigurie, sisteme alarmi, qen që ruanin hyrjen apo dhe sisteme për kontrollin e makinave.
Pas një hetimi, prej disa kohësh, policia arriti që të lokalizonte këtë banesë dhe të vinte në pranga dy shqiptarët, të cilët mesa kuptohet kishin rolin e roje rojeve të bimës.
Ndërkohë, ka rezultuar që në këtë banesë ishte bërë lidhje e paligjshme elektrike, me një dëm prej 35 mijë euro për kompaninë energjetike.
Top Channel