Policia italiane kontroll ‘blic’ në banesën e dy të rinjve shqiptarë, sekuestrohet kokainë, armë dhe 380 fishekë

04/03/2024 13:25

Policia italiane ka kryer një kontroll blic në Frosinone, ku në ambientet e një banesë ku jetonin dy shqiptarë, ka sekuestruar kokainë, hashash, dhe një armë me 380 fishekë.

Mediat italiane raportojnë se në banesën e cila në atë moment ishte bosh, policia gjeti dy dokumente, ndërsa jo shumë larg kësaj banesa janë vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, A.K., 18 vjeç dhe K.K., 23 vjeç, me banim në Casermone.

Dy të arrestuarit janë kënë në burg, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje lidhur me aktivitetin e tyre kriminal. Hetimet po ashtu janë përqendruar edhe te arma, për të zbuluar nëse rezulton e përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA