Kapsolle janë hedhur këtë të hënën në tarracën e lokalit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Policia vendore bën me dije se për pasojë dëmet janë të pakonsiderueshme. Gjithsesi, kjo ka shkaktuar alarm dhe për shkak të incidenteve të mëparshme ndaj bizneseve të këngëtarit.

Në qershor të vitit të kaluar, lokali i artistit në Currila në qytetit bregdetar u përfshi dy herë nga flakët, që dyshohet se ishin të qëllimshme.

Në një nga rastet, u arrestua kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA