Komandanti i operacioneve ajrore të NATO-s Juan Pablo Sanches gjatë përurimit të bazës ajrore në Kuçovë u shpreh se përfshirja e Shqipërisë në mbrojtjen e NATO-s është simboli i kontributit të aleancës.
Juan Pablo Sanches: Përfshirja e Shqipërisë në mbrojtjen e NATO-s është simbol i kontributit të aleancës. Duke punuar së bashku në kuadër të sistemit ajrore të mbrojtjes ne garantojmë siguri dhe ecuri ndaj njerëzve, fale përpjekjeve që janë bërë nga shumë paraardhës tonë dhe nga aleanca shqiptare e paqe e mbrojtjes. Kjo është e bukura e suksesit të NATO-s. Përurimi i bazës ajrore të Kuçovës tregon se aleanca jonë është e angazhuar mjaft në këtë rajon, e marrim në konsideratë përpjekjet e Shqipërisë. Shqipëria është e gatshme për të siguruar paqen e këtij vendi. Jam e sigurt të kjo bazë do jetë në përputhje me standardet e NATO-s në kuadër të aleancës. Këto instalime ndihmojnë të të kemi më shumë gatishmëri ushtarake. Duhet të jemi të gatshëm për planet e operacionet e NATO-s, kjo të kontribuojnë paqe e siguri, veprimtaritë mbresëlënëse do na çojnë në rritjen e kapaciteteve tona dhe Shqipëria do jete e mbrojtur brenda NATO-s
Top Channel