Kërkon ndryshim të masës, shtyhet seanca për Malltezin! Gjykata bashkon kërkesën edhe me atë të vjehrrit në një gjykim të vetëm

04/03/2024 12:37
Në foto: Jamarbër Malltezi

Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim ndaj gjykatës, edhe atëherë kur ajo i kishte lënë takim për të shqyrtuar kërkesën e tij  për heqje të masës “arrest shtëpiak”.

Duke firmosur vetëm prokurën e përfaqësimit lëshuar dy avokatëve të tij, oficerët e policisë lokale i dërguan shkresë gjykatës ku e vinin në dijeni se njoftimi për gjyqin i ish-funksionarit kishte qenë mision i pamundur. Dështimin e seancës për herë të dytë, mbrojtësi Genc Gjokutaj këmbënguli se lidhet me planet për t’i hequr Berishës mandatin, i cili është në rrezik nëse nuk paraqitet në parlament brenda gjashtë muajve.

Por, gjykata sqaroi se Berisha nuk kishte firmos fletëthirrjen dhe e dyta, nuk kishte shprehur vullnetit nëse dëshiron apo jo të jetë i pranishëm në seancë.

Të njëjtën kërkesë për revokim të masës arrest shtëpiak e kishte dhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit që po ashtu numëron një sërë arsyesh se përse masa nuk mund të qëndrojë në fuqi, duke nisur nga moshmangia ndaj drejtësisë, deri te mungesa e veprës penale. Në dallim nga vjehrri Malltezi e kishte firmosur fletëthirrjen duke shkruar “Nuk do jem personalisht. Do përfaqësohem nga avokatët”.

Gjykata njoftoi se në këtë moment SPAK ka paraqitur informacion 2 mujor për dy të dyshuarit dhe ka kërkuar që të dyja kërkesat për revokimin e masave të shqyrtohen në një gjykim të vetëm

Gjykata vendosi t’i shqyrtojë kërkesat në një të vetme në datën tetë mars, ora nëntë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA