Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Nikolla: E hapur treçerek shekulli më parë, vetëm tani po i shërben paqes dhe sigurisë

04/03/2024 11:02

E pranishme në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se baza e Kuçovës, vetëm tani po i shërben paqes dhe sigurisë, megjithëse është hapur treçerek shekulli më parë.

“SHBA dhe partnerët e mëdhenj kanë krijuar bindjen se nëse ka një vend anëtar të ri që mbështet pa asnjë dilema vendimet e saj, është Shqipëria. Kuvendi ka qenë ndër të parët parlamentarë që ka ratifikuar protokollet e anëtarësimit të anëtarëve të rinj. Ky territor ka treçerek shekulli që është ndërtuar si bazë, por në asnjë kohë nuk i ka shërbyer paqes dhe sigurisë siç po i shërben ditët e sotme”, deklaroi Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA