E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore Elbasani nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës.
Do të jenë 10 ditë të mbushura me aktivitete të larmishme, të cilat padyshim nisën me fëmijët e shkollave dhe kopshteve. Zërat e lumtur të vogëlushëve paralajmëruan ardhjen e stinës së bukur të pranverës, ndërsa aktivitetet, veç atmosferës festive synojnë përçimin e traditës brez pas brezi.
Pranvera tashmë ka zbukuruar rrugët me lulet e para, ndërsa në të gjithë qytetin ka filluar të ndjehet aroma e këndshme e ballokumeve. Tradita do që Dita e Verës të festohet në Elbasan.
Bashkia e Elbasanit ka parashikuar një agjendë të ngjeshur festimesh, të cilat do të kulmojnë në 13 dhe 14 mars. Në këto 10 ditë, Elbasani kthehet në kryeqendrën e festimeve.
Top Channel