Autori i djegies së një automjeti tip “BMWX5” në Vlorë është identifikuar dhe arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “24 Maji”, ku 42-vjeçari G.M ka djegur me lëndë djegëse BMV-në X5. Ky automjet ka qenë në pronësi të shtetasit A.S. Shkak mendohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme me 42-vjeçarin i cili akuzohet se ka vjedhur me armë në banesën e vjehrrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA