Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në Elbasan dhe Shkodër, për dhunë ndaj bashkëshorteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 41 vjeç, banues në fshatin Dom, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. Zh., 58 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 43 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA