Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore në Kuçovë, ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i Rithemelimit Asllan Dogjani, e quan të paprecedentë ‘sjelljen arrogante të maxhorancës ndaj opozitës’.
Ai shprehet se përveçse u injoruan nga protokolli, për deputetët e opozitës nuk kishte as karrige për t’u ulur.
“E pa precedent sjellja arrogante e mazhorncës ndaj deputetëve të opozitës! Ne, deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kombëtare në respekt të Kushtetutës, dhe detyrimit si vend anëtar i NATO-S ishim sot në Kuçovë me rastin e inagurimit të bazës ajrore ushtarake te NATO-s.
Pavarësisht se ishim dhe të ftuar u detyruam të largoheshim, se nuk kishte asnjë protokoll, nuk u vlerësuam. Ne qëndruam 5 minuta në respekt të himnit kombëtar e atij të NATO-s dhe u larguam!
Arroganca e kësaj qeverie kishte arritur deri aty, sa nuk kishte lënë as karrike për deputetët e opozitës”-shkruan deputeti Asllan Dogjani.
Top Channel