Ish-kryeministri Pandeli Majko mbështet deklaratat e bëra nga Zelenski kundër Rusisë në Tiranë teksa thotë se Moska po kërkon ndryshimin e rregullave globalë përmes armëve.
Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Majko thotë se tani po bëhet realitet ëndrra e keqe e Milosheviçit, sipas të cilit Shqipëria do të bëhej një aeroplan-mbajtëse e Perëndimit.
Si i vlerësoni mesazhet e Zelenskit dhe komentin e tij për Putinin që e cilësoi si një Hitler të dytë?
Majko: Rusia po kërcënon gjithë rendin ndërkombëtar. Në qoftë se Kina kërkon një ndryshim të rregullave globalë por përmes negociatave me karakter ekonomik, Rusia po kërkon ta bëjë këtë me forcën e armëve që është shembulli më i keq që është dhënë pas Luftës së Dytë së Ftohtë.
Si e vlerësoni pozitën e Shqipërisë në situatën e saj gjeopolitike dhe në raport me aleatët e saj?
Majko: Po mbajmë një qëndrim shumë të qartë në lidhje me marrëdhënien tonë shumë të veccantë me Perëndimin, Në Shqipëri për fat të mirë nuk ka, të paktën hapur, parti politike që ndjekin politikat filo ruse dhe mendoj se Shqipëria është duke bërë realitet ëndërrën më të keqe të Milosheviccit i cili në biseat konfidenciale që kishte me ambasadorin amerikan në atë kohë, që i ka ruajtur në kujtimet e tij, thoshte se “plani i Amerikës sipas tij ishte që Shqipëria të kthehej në një aeroplan-mbajtëse të Perëndimit”. E vërtetë është, po ndodh.
Top Channel