“TEMPULLI 2″/ Gjykata e Apelit jep masën për të ndaluarit në kryeqytet

02/03/2024 21:05

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të gjykimeve, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi miratimin e vendimit të datës 24 janar të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në lidhje me ankuesit E. M, O. N, S. S, D. O, O. A, L. B, B. K, A.  P, E. Sh, L. S, E. P, F. Sh, M. S, M. K, A. D, K. Sh, F. M, E. B, Z. H, E. B, F. K, V. D, E. L. dhe ndryshimin e vendimit nr. 200 akti, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj personave nën hetim Y. M, E. M, L. V, G. D,  I. B, A. S, Xh. K, F. K, O. Xh, duke vijuar procedimi penal me masën e sigurimit personal “arrest në shtepi” sipas nenit 237 të K.Pr.Penale.

-Ndryshimin e vendimit nr. 200 akti, datë 24.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj personave nën hetim B. T dhe K. S, duke vijuar procedimi penal me masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA