Shpërthimi në Lushnjë, dyshohet se në vendngjarje ka pasur më shumë bombola! Viktima kishte marrë përsipër…
02/03/2024 10:32
Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Burimet bëjnë me dije se në vendngjarje dyshohet se ka pasur më shumë bombola, dhe për këtë pritet ardhja e ekspertëve të anti-eksplozivit. Momentalisht, një tjetër bombol është në ajër, ndërsa zona është rrethuar.
Nga ky incident që humbën jetën babë e bir, Roland Hoxha, i cili merrej për grumbullimin e hekurishteve për skrap, ne magazinën ku ndodhi shpërthimi kishte marrë përsipër heqjen e konstrukeve metalike për skrap.
Top Channel