Panë tmerrin me sy, të përlotur flasin banorët e shtëpisë ngjitur me kantierin: Isha në Greqi, erdha urgjentisht! Xhama kudo, hekurat… mund të ishin vrarë njerëz

02/03/2024 10:13

Banorët e shtëpisë ngjitur me zonës industriale ku ndodhi tragjedia në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me incidentin, ku një bombol oksigjeni me të cilën punëtorët e kantierit po kryenin saldime në pjesën e tarracës shpërtheu duke lënë dy të vdekur dhe 7 të plagosur.

Me lot në sy, i zoti i shtëpisë ka treguar se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.

Burri: Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert.

Si e more lajmin fillimisht?

Burri: Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…

Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet…

Mendove se mund të kishte ndodhur ndonjë tragjedi?

Burri: Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë.

Gruaja: Nusja e djalit në depresion, 10 ditë që ka lindur.

Burri: E ka ruajtur zoti.

Vlen të theksohet se mes të plagosurve rëndë ishte edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili u transportua në spitalin e Traumës dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA