Një rrëfim i veçantë/ “Brezi ynë nuk qasej me atë sistem”, si u ndëshkua nga regjimi aktori dhe shkrimtari i njohur, Ardian Cerga sjell “Kohë të harruara”

02/03/2024 08:16

Aktori dhe shkrimtari Ardian Cerga ka botuar librin e tij të ri, “Kohë të harruara”, në të cilin sjell kujtimet nga vitet e ‘errëta’ që u detyruar të jetojë nga regjimi i kohës në 1980 në Berat.

Ai ishte vetëm 23 vjeç kur e dërguan nga Tirana, për të jetuar në një realitet të ri në qytetin e Beratit. Ardian Cerga, ose Nani sic e njihnin të gjthë, për t’u ndëshkuar nga regjimi, u emërua si një aktor teatri në qytetin pa teatër të Beratit.

Megjithëse kaloi në Berat 9 vite, ai nuk donte të ngelej aty. I vendosur përballë regjimit të ashpër komunist, ai mundohet të përballojë realitetin e ri me të cilin përballet në qytetin e “një mbi një dritareve”.

Këto dhe shumë të tjera detaje që i ka hedhur në fletët e këtij libri, ai i ka rrëfyer edhe në “Shqipëria Live”.

“Ishin kohë që jam përpjekur t’i shpjegoj në këtë libër. Kam përshtypjen se ndoshta gjithë brezi ynë, nuk qasej dot me atë sistem. Nuk është e thjeshtë të bësh një analizë të asaj kohe, duke futur brenda moshën, pasionet, ëndrrat dhe atë që shikonim përtej detit. Për dëshirën e madhe që kishim për jetën tonë, se tek e fundit për atë luftonim.

Në atë kohë nuk ishte normale të bëjë atë që mosha të ofronte. Duhej të ishe besnik i partisë dhe jo një i ri revolucionar. Nuk jam unë element që ka dalë jashtë rigave të asaj kohe… po ashtu kanë qenë shumë shokë dhe miq të tjerë”, tha ai ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA