“Mirënjohje ndaj nënave e grave…”/ Basha: Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme një grua, aq me e fortë familja dhe shoqëria

02/03/2024 11:26

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet dedikuar grave dhe vajzave për të fuqizuar rolin e tyre në vendimmarrje, ka shprehur mirënjohje duke theksuar se ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes.

Sipas Bashës, sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

-Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

-Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

– ti japim hapesire ne drejtim. Une do te kerkoj qe ne cdo dege nje grua te kete nje post drejtues.

– zeri i gruas eshte me i besueshem se eshte dhe zeri i sakrifices me te madhe, eshte ajo qe ashtu si per familjen e di kush eshte e mira apo e keqja edhe per shqiperi e njejta gje.

Prandaj duhet te jeni ju qe te ofroni zgjidhje, te jeni zeri kryesor i propozimeve ne programin tone dhe ato qe e perhapin me pas dere me dere”- tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA