Majko tregon pjesën e padukshme të Samitit për Ukrainën: Kemi disa llogari të hapura me Rusinë, në 30 vjet ata…

02/03/2024 07:55

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko shprehet se organizimi në Tiranë i samitit për Ukrainën është një lëvizje e duhur gjeopolitike e vendit tonë.

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ai thotë se Shqipëria ka llogari të hapura me Moskën, e cila në 30 vjet ka mbajtur qëndrime kundër shqiptarëve.

Si e vlerësoni Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë? Mendoni se Shqipëria po ndërmerr risqe me organizimin e një samiti të tillë dhe sidomos me nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëprodhimin e armëve për Ukrainën?

Majko: Nuk mendoj se pyetja do ishte me karakterin e një lloj frike ‘a ja vlen që Shqipëria të ndërmerrte një rist të tillë’. Në rastin konkret nuk mendoj se Shqipëria ka ndërmarrë një rist personal, mendoj se vendimmarrjen e sa për realizimin e këtij samiti e ka bërë së bashku me partnerët strategjikë, por le ti lëmë fjalët e përgjishme. Mendoj se samiti në pjesën e tij të padukshme kishte një lëvizje të fortë gjeopolitike të vendit tonë për të krijuar një veccanti nga vendet e tjera anëtarë të NATO-s që jane më afër kufirit me Rusinë për të qenë në krah të Ukrainës. Ne me Rusinë kemi disa llogari të hapura që e kanë bërë kombin shqiptar më të qartë mbase se sa të tjerët në shumë kuptime, edhe në kuptimin historik. Fakti që rusët kanë mbajtur disa herë qëndrime kundër shqiptarëve në 30 vitet e fundit e bëjnë të kuptueshëm arsyetimin pse Shqipëria mori një rol kaq ekskluziv. Mendoj se është një lëvizje e duhur në kohën e duhur por folur për risqe apo lavdërime. Mendoj se lëvizja e kryeministrit Rama është e goditur, pa dashur të futem në komplimente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA