Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, pa ndonjë surprizë, me 82 vota pro është rizgjedhur në krye të KMSH  Bujar Spahiu I cili ishte kryetari edhe në manadatin e shkuar.

Një proces zgjedhor dhe votimi që u zhvillua me dyer të mbyllura në Medresenë e Tiranës, ku jashtë saj, një tjetër grup besimtarësh opozitarë me kryesinë aktuale ka vazhduar protestat dhe akuzat ndaj drejtueseve të Komunitetit Mysliman si për mungesë transparence e fondet ashtu edhe për dyshime që lidhen sipas tyre me organizatën e konsideruar si terroriste nga qeveria Turke e Erdoganit, FETO, mbështetës të të cilës konsiderohen si Gylenist.

Pavarësisht protestës procesi brenda ambienteve të Medresesë vijoi normalisht ku në sallë ishin 92 përfaqësues me të drejtë vote, nga të cilat 82 mori kryetari aktual Bujar Spahiu dhe nga 3 vota morën dy kandidatët e tjerë Emirjon Vathaj Myftiu i qytetit të Beratit dhe Eduard SHefkim admionistrator i Myftinisë së Durrësit, ndërkohë që 4 vota dolën të pavlefshme.

Në përfundim të procesit, kryetari i sapozgjedhur Bujar Spahiu u shpreh i kënaqur për besimin dhe gjithashtu pati edhe një fjalë për akuzat që ju bën publikisht jashtë.

“Kam qenë dhe do jem i hapur që besimtarët të shprehin lirisht mendimin e tyre. Ju garantoj se cili prej jush do gjejë një atmosferë të të menduarit i lirë, shkëmbimit të ideve, deri në atë masë sa kjo i shërben qëllimit dhe misionit tonë të përbashkët. Do të ndjek rrugët ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes besimtarëve. KMSH do të vijojë të jetë vijues i traditës, ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi. Do e ruajmë këtë traditë. Do vijojmë të japim kontributin që na takon. Familja është qeliza bazë e shoqërisë dhe do bëjmë çmos që kjo qelizë të jetë e shëndetshme. Besimtarët dhe gjithë shqiptarët le të kthejnë sytë nga zoti të na udhëzojë në rrugën e drejtë”-ishte fjalimi i Bujar Spahiut pasi u rizgjodh si kreu i KMSH-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA