Vodhi xhiron ditore në një supermarket nën kërcënimin e armës, sekuestrohet kallashnikovi që përdori 25-vjeçari

01/03/2024 16:55

Policia ka sekuestruar armën që përdori Everest Shala, mbrëmjen e djeshme, gjatë grabitjes së një supermarketi në Qerret të Kavajës.

Kallashnikov u përdor nga 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e biznesit, e më pas ka arritur të marrë xhiron ditore si dhe paratë e disa qytetarëve që ndodheshin në atë moment pranë kasës.

I riu u arrestua gjatë ditës së sotme, 12 orë pas grabitjes.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë”, njofton policia.

Prokuroria po vijon hetimet për të dokumentuar të plotë të gjithë ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA