Subjektet e lidhura në rrjetin 20 kV, furnizimi po kryhet nga Furnizuesi i Tregut të Lirë të OSHEE-së

01/03/2024 10:00

Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE, njofton se prej fillimit të këtij viti është duke furnizuar me energji elektrike klientët e lidhur në tensionin 20 kV, sipas përcaktimeve ligjore në kuadër të liberalizimit të tregut.

FTL ofron shërbimin e furnizimit për subjektet e lidhura në rrjetin shpërndarës 20kV

Në zbatim të nenit 109 të Ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, dhe Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 217, datë 29.12.2023, “Për miratimin e udhërrëfyesit për hapjen e tregut dhe derregullimin e çmimit të energjisë elektrike”, i ndryshuar, prej muajit janar 2024, subjektet e lidhura në tensionin 20 kV nuk furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal Sh.A., por e sigurojnë vetë energjinë elektrike në tregun e lirë të liberalizuar.

Në këtë treg, ofron shërbimin e furnizimit edhe FTL Sh.A., pjesë e grupit OSHEE, e cila prej tre vitesh ka lidhur kontratë dhe asiston subjektet e lidhura në tension 35 kV. Tashmë kjo shoqëri me kapital 100% shtetëror po i jep mundësinë 2150 subjekteve të lidhura në tension 20 kV të marrin shërbim nga FTL-ja, me kontrata afatgjata (1-vjeçare) dhe me çmime konkurruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA