Pamje nga afër shpërthimit në Lushnjë! Flakë e madhe sapo vinçi bie në kontakt me telat e korrentit
01/03/2024 18:55
Top Channel ka siguruar të tjera pamje nga shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, që la pas dy viktima dhe disa të plagosur.
Sikurse duket në pamje, shpërthimi ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë. Në vinc ndodheshin babai bashkë me djalin Roland dhe Lidio Hoxha, të cilët humbën jetën brenda pak orësh.
Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.
Objekti ishte në pronësi të deputetit socialist.
Top Channel