I ftuar në studion e “Breaking” në “Top News”, deputeti Lefter Gështenja, u ndal te aksioni opozitar dhe vijueshmëria e tij.
Ai u shpreh se aksioni do të vazhdojë si në Kuvend ashtu edhe në terren, duke deklaruar se kjo është e vetmja formë që mund ta bëjë qeverinë të tërhiqet dhe të plotësojë kërkesat e tyre, për Komisionet Hetimore dhe për zgjedhjen e përfaqësuesit të tyre në Reformën Zgjedhore.
I pyetur nëse do të shkohet deri në ngujim apo grevë urie, sikurse kanë qarkulluar informacion në media ditët e fundit, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ai tha se duhet t’ia lënë një momenti tjetër këtë përgjigje.
“Le t’ia lemë një momenti tjetër. Nuk them se është e tepër si pyetje… Por, ne duhet të vazhdojmë aksion opozitar në Parlament dhe në terren me njerëzit. E vetmja rrugë që kjo qeveri të tërhiqet. Pse trembet mazhoranca nga kërkesat tona kushtetuese?”, u shpreh ai ndër të tjera.
Top Channel