Dy të huaj të cilët ishin të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia si dhe janë ekstraduar 4 persona të tjerë.
Këto janë rezultatet vetëm gjatë 24 orëshit të fundit të Policisë së Shtetit e cila bashkëpunon intensivisht me policitë homologe, në koordinimin e INTERPOL.
Në Qerret policia lokalizoi një 42-vjeçar policia i cili ishte i dënuar me 13 vite burg për 3 vepra penale mashtrim armbajtje dhe pjesmarrje në grup criminal. Policia po punon për ekstradimin e trij drejt Varshavës.
Nga ana tjetër nga italia u ekstradua 31 vjeçari Salvatore Salozzo, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Fshehja e të ardhurave. Ndërkohë nga Gjermania u ekstradua 29-vjeçari Renald Llleshi.
Sipas policisë në vitin 2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 personave. Po ashtu u ekstradua nga Luksemburgu dhe 28-vjeçari Njazi Kulla i dënuar me 3 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i bashkëpunimeve ndërmjet zyrave të interpolit, u bë i mundur edhe ekstradimi drejt spanjës I një 48-vjeçari nga Vlora i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Top Channel