23/12 22:18
Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim.
41-vjeçar pa vendbanim, rezultonte i kërkuar për grabitje, lëndim të rëndë trupor dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
Ai u arrestua në Modena në ekzekutim të një urdhri të njëkohshëm dënimi të lëshuar nga Gjykata e Firences më 31 tetor 2022.
Faktet datojnë në periudhën qershor 2012 – korrik 2013 dhe janë kryer në provincën e Firences. 41-vjeçari shqiptar do të vuajë 7 vjet, 9 muaj e 8 ditë burgim.
Top Channel