Ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se më shumë se 100 palestinezë janë vrarë, teksa prisnin ndihma me ushqime dhe ilaçe në veri të Gazës.
Hamasi ka fajësuar forcat izraelite dhe mediat palestineze cituan burime mjekësore që thanë se forcat izraelite qëlluan në turmën e uritur pa dallim. Një burim ushtarak izraelit tha për BBC se trupat izraelite hapën zjarr pasi disa persona prej turmës lëvizën drejt tyre në një mënyrë që “po i rrezikonte trupat”.
Një dëshmitar tha se pjesa më e madhe e viktimave u shkaktuan nga kamionët që u larguan në panik pas hapjes së zjarrit prej izraelitëve, jo nga të shtënat. Të njëjtin version përforcoi edhe zyrtarisht ushtria izraelite, që gjithsesi pranoi që kishte hapur zjarr drejt turmës dhe shtoi se kishte nisur një hetim për incidentin.
Top Channel