Baza e Nishit afër Banjskës, Zheji: Është marrëveshje e Vuçiçit dhe Putinit! Delta Forcë ruse që është gati të sjellë trazira

29/02/2024 10:44

Artur Zheji i ftuar në Top Story ka folur për bazën e mishit që ndodhet afër Bajskës, e cila njihet si një bazë e ndërhyrjeve paqësore ruso-serbe.

Edhe pse njihet si një ndërhyrje humanitare ushtarake, sipas Zhejit kjo bazë është e shërbimeve të përgjimit dhe ndoshta Delta Forcë ruse që janë gati të ndërhyjnë dhe të kryejnë trazira. Sipas tij kjo është një marrëveshje e realizuar mes Vuçiçit dhe Putinit.

Zheji: Për bazën e Nishit që thotë Babaramo që është një bazë gjoja e ndërhyrjeve paqësore pacifiste që është një bazë ruso-serbe me mish, që ka një destinacion kamuflazhi, është ndërhyrje humanitare ushtarake, por sipas shumë të dhënave që thuhen dhe nuk thuhen kot, është e shërbimeve të përgjimit dhe ndoshta Delta Forcë ruse që janë të gatshme për të kryer trazira apo ndërhyrje. Pra është një marrëveshje midis Vuçiçit dhe Putinit për ekzistencën e kësaj baze. Ka satelitë të dedikuar që rinë non stop  mbi atë, pra satelitë amerikanë. Edhe korridori i veprimit i Vuçiçit është i kushtëzuar nga amerikanët, ai është lojtar që ka një hapësirë loje shumë më të gjerë sesa e kemi ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA