Aksident në aksin Fier-Lushnjë! Makina përplas të moshuarin me biçikletë, 80-vjeçari në gjendje të rëndë

29/02/2024 18:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë.

48-vjeçari A. I., ka përplasur me makinën e tij tip “Volswagen” një të moshuar, i cili po udhëtonte me biçikletë. 80-vjeçari S. K., ndodhet në spitalin nën kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve dyshohet se i moshuari është në gjendje të rëndë.  Aksidenti ndodhi rreth orës 16:50 pranë Rotondos së Kolonjës.

“Shtetasi A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka përplasur shtetasin S. K., rreth 80 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa siç duket nga pamjet biçikleta është bërë copë e çikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA