50 mijë shqiptarë bëhen “evropianë”! Rritet numri i personave që marrin nënshtetësi në një vend të BE

29/02/2024 15:30

Rreth 50 mijë shqiptarë u pajisën me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022, duke u renditur kështu të tretët në Europë pas marokenëve dhe sirianëve.

Të dhënat Eurostat tregojnë një rritje të numrit të dhënies së shtetësive pasi nga vitit 2018 pati një tendencë rënieje të shifrave. Shteti që ka dhënë më shumë shtetësi për shqiptarët është Italia me 75.8% e ndjekur nga Greqia me 19.2% dhe Suedia e Belgjika me 1.2% dhe 0.9%. Në total, janë afro 604 mijë shqiptarë që në 20 vitet e fundit janë pajisur me një pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian.

Rritja përkon me emigracionin që ndër vite ka qenë në shifra të larta duke u kthyer kështu në një shqetësim real për ekonominë vendase. Ndërkohë në të gjithë Europën, morën shtetësinë e një vendi të BE-së: 989 mijë persona, një rritje kjo me rreth 20% krahasuar me vitin 2021. Sa I takon vendit me numrin më të madh të dhënies së pasaportave për rezidentët jo shtetas, mbetet Italia, e ndjekur nga Spanja dhe Gjermania. Ndërsa Franca, Holanda dhe Portugalia shënuan një ulje.

Grupi më i madh i qytetarëve të rinj të Unionit, ishin marokenët me afro 13 mijë shtetësi të marra e më pas Sirianët me rreth 90 mijë. Shkallën më të lartë të natyralizimit e pati Rumania me 26.8 shtetësi të dhënë për 100 mijë banorë jo-shtetas. Kurse normat më të ulëta u regjistruan në Letoni dhe Estoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA