Video shokuese/ Babai njofton në telefon bashkëshorten se ka vrarë djalin e tyre: Nuk po merr frymë, ka vdekur…

28/02/2024 11:45

Momenti tronditës i rrëfimit të një babai nga Florida e SHBA-së, se ka qëlluar dhe vrarë djalin e tij gjatë një sherri, është regjistruar nga kamera e interfonit, pak para arrestimit të 52-vjeçarit.

Në videon e publikuar fillimisht nga Local News 10, 52-vjeçari David Contreras shihet duke folur me gruan e tij dhe duke pranuar se djali i tyre ka vdekur.

Sipas Neë York Post, Contreras vrau djalin e tij 22-vjeçar, Eric, në shtëpinë e familjes në Miami nëntorin e kaluar. “Ai nuk po merr frymë. Ai ka vdekur”, dëgjohet 52-vjeçari duke i thënë gruas së tij disa momente pasi qëlloi për vdekje të riun më 3 nëntor.

“Përleshja rrugës për në shtëpi ishte e padurueshme,” thotë Contreras, duke rrëfyer disa nga gjërat që i tha i biri që e zemëruan atë, përpara se ai t’i jepte fund jetës së fëmijës. Në një moment Contreras shihet duke u strukur në tokë dhe duke mbuluar fytyrën me dorën e tij. “Nuk është faji yt. Ju lutem telefononi vëllanë tim,” i lutet ai gruas së tij, e cila më pas dëgjohet duke thënë: “Do të shkosh në burg”.

 

Contreras thirri aturoritetet disa momente pasi foli me gruan e tij, duke i shpjeguar qendrës së thirrjeve se sapo kishte qëlluar djalin e tij. Kur oficerët arritën në shtëpinë e familjes, ata gjetën Eric, një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës, në një pellg gjaku në dysheme dhe konfirmuan se ai kishte vdekur. I riu kishte ardhur nga Universiteti për të festuar ditëlindjen me familjen.

Contreras u arrestua dhe doli në gjykatë më 27 nëntor, ku u deklarua i pafajshëm për akuzën e vrasjes së shkallës së dytë. Ende është e paqartë saktësisht se si mosmarrëveshja baba-bir u përshkallëzua në vrasje.

Babai po mbahet pa garanci deri në daljen e tij të radhës në gjykatë, e cila është caktuar për 11 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA