Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku mbeti i plagosur një 57-vjeçar.
I plagosuri është Artan Goga,tregtar makinash, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai ishte goditur në shpatull.
Pas një konflikti të çastit të ndodhur mes dy vëllezërve dhe personit tjetër. Autori është identifikuar me emrin Vladimir Merlika.
“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, pasi është ende në arrati.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel