Sot në orën 14:30 mbahet seanca gjyqësore për Fredi Belerin, ku në pritje para GJKKO-së ndodhen dhe shumë mbështetës të tij.
Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash.
Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit u shpreh për mediat se e konsideron si një vendim të turpshëm dhe të pritshëm dhe tha se është një fabul e ndërtuar keq.
Top Channel