Kanabis për shitje dhe fenelinë si e policisë në automjet, nën hetim shofer! Arrestohet pasagjeri

28/02/2024 13:05

Një 24-vjeçar i cili u kap me një sasi kanabisi e gatshme për t’u ndarë në doza është arrestuar në Lezhë.

24-vjeçari Xh. M ishte pasagjer një automjet të tipi “Volkswagen”, ku shoferi 25-vjeçar E.Gj posedonte një fenelinë si të Policisë, të cilën e mbante ilegalisht. Ky i fundit është vënë nën hetim nga policia.

Sasia e kanabisit, automjeti tip “Volkswagen”dhe fenelina janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA