Dëshmitari i plagosur Indrit Shaqja ka pranuar se me viktimën Lleshi ka pasur qejfmbetje pasi ai e përbuzte për besimin fetar.
Por, shton se në të shkuarën, i ka dhënë Arben Lleshit 2 letra ku Shaqjes i ofroheshin plot 200 mijë euro nëse pranonte ta helmonte. Ai thotë se jo vetëm që nuk ka pranuar, por letrat ia ka dhënë të ndjerit Lleshi në kohë.
“Në këto konflikte ndërhynë dhe pjesë të të dënuarve për zgjidhjen dhe mirëkuptimin sepse janë ngjarje që nuk dëmtojnë vetëm subjektet por edhe të dënuarit që u prishen privilegjet ose komoditetet që zotërojnë në këto institucione të vuajtjes dënimit”, u shpreh pedagogu, Eugen Beci.
“Madje, jo legjendë por është informacion i cili qarkullon në organet ligjzbatuese që brenda burgut ka më tepër informacion për ngjarjet kriminale se mund të ketë jashtë në terrne”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
Pas vrasjes, Mjacaj pranon se u ndje i kërcënuar nga të burgosurit e ndjerë. Ai kishte frikë për jetën dhe u izolua në zonën e takimeve me familjarët ku u mbyll brenda. I trembur për jetën e tij, nuk pranoi të dorëzohej deri në mbërritjen e prokurorit. Mjacaj ka qëndruar sipas dëshmive në dosjen hetimore rreth 1 orë e gjysmë i izoluar.
Mjacaj: Unë pasi hyra brenda i thashë që do dorëzohem dhe kërkova të vinte një prokuror. Më pas kam dhënë armën dhe jam dorëzuar”.
Inside Story ka mësuar se grupi hetimor ka tërhequr për shqyrtim një tjetër dosje hetimore e cila në të shkuarën ka kaluar në heshtje. Arben Lleshi, ka qenë vazhdimisht objektiv për tu ekzekutuar nga kundërshtarët e tij. Veç tentativave për të cilat flitet në dëshminë e të burgosuri Indrit Shaqja, vetëm 1 vit para eliminimit Lleshi është plagosur brenda burgut me thikë.
Kjo ngjarje, ka kaluar në heshtje dhe u trajtua si një konflikt i zakonshëm mes të burgosurve. Ai mori një goditje thike në ijë por fatmirësisht aso kohe, pa probleme për jetën. Tashmë, po kryhen edhe njëherë verifikimet për ngjarjen e parë për të kuptuar nëse ka qenë pjesë e skenarit të mirëmenduar deri në eliminimin e tij, apo ishte konflikt rastësor…
Top Channel