I akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca për Edvin Priftin, shkak u bë…
28/02/2024 10:35
Seanca paraprake për kardiokirurgun Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, u shty këtë të mërkurë.
Shkak u bë mungesa e avokatit të tij, Henrik Ligorit.
Në 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen ndaj mjekut, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.
Pas hetimeve, SPAK provoi se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë para nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Top Channel