Grupi energjitik Shell duhet të pastrojë ndotjen para largimit nga delta e Nigerit, thotë raporti (fotot)

28/02/2024 16:45

Kompanisë i kërkohet të mbajë përgjegjësi për kulturën e saj të mbetjeve toksike dhe çmontimin e sigurt të infrastrukturës së braktisur të naftës, pas përfundimit të operacioneve.

Në një raport të fundit ne parlamentin e Londres, grupit energjitik Shell i thuhet se nuk mund të largohet nga delta e lumit Niger pa pastruar ndotjen dhe infrastrukturën e saj.

Raporti i qendrës së kërkimit të korporatave Somo, thotë se ndotja e vjetër e akumuluar është një problem serioz në zonë dhe akuzon Shell për shmangie të përgjegjësive megjthië miliarda dollarë që ka fituar nga nafta.

Deklaratat vijnë pas pohimeve të deputetit laburist Clive Lewis se largimi kompanisë britanike Shell, ka ngritur shqetësime të rënda mjedisore, shkruan rrjeti TheGuardian.

Nigeria ka kërkesa ligjore për fondet e kompanive për çmontimin e operacioneve por nuk ka mjete për të përcaktuar shumat e nevojshme për çmontimet dhe pastrimet e ndotjeve.

Studiuesit e Somo tha se nuk gjenin dot konfirmim se Shell kishte lënë mënjanë fondet e çmontimit pas operacioneve.

Drejtuesja e saj Audrey Gaughran tha: “Shell i ka shitur asetet e saj pasi ka përfituar me dekada nga nxjerrja e naftës, dhe ka kthyer deltën e Nigerit në një prej vendeve më të ndotura të tokës, me komunitete të rrënuara prej aktivitetit”.

Shell ka thënë shpesh se ndërhyrjet e huaja në linjat e saj të naftës janë shkaku i ndotjes, por raporti thotë se kjo nuk ka të bëjë me përgjegjësinë e saj për pastrimin.

Përfaqësues të opozitës laburiste thanë në parlamentin britanik se Shell është gjithashtu përgjegjëse për veprime brutale, të dhunshme ndaj komuniteteve vendase në deltën e Nigerit, per te siguruar vijimin e aktivitetit te saj.

“Largimi Shell nga delta e Nilit  vendos një precedent për korporata të tjera shumëkombëshe që ato të tentojnë t’i shmangen përgjegjësive për shkatërrimin e mjedisit ose abuzime te tjera,” tha Lewis.

Një zëdhënës i Shell tha: “Çmontimet e kompanive të energjisë në tokë janë pjesë e ndryshimeve në sektorin e naftës e gazit në Nigeri dhe janë kontrolluar rregullisht nga rregullatorët vendas”.

FOTO GALERI
1/5
Kompanisë i kërkohet të mbajë përgjegjësi për kulturën e saj të mbetjeve toksike dhe çmontimin e sigurt të infrastrukturës së braktisur të naftës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA