Vota e diasporës, s’ka vullnet/ Debatet e Reformës Zgjedhore, kryetari i KQZ: Politika duhet të dakordësohet

27/02/2024 20:12

Vota e diasporës rrezikon të dështojë sërish për faj të politikës.

Komisioneri Zgjedhor iu foli pa doreza përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së duke i dhënë fund ping pong-ut të përgjegjësisë.

Celibashi: Më ndjemi nëse e them aq troç, por nëse nuk adresohet ky boshllëk ligjor nuk do të këtë votim nga jashtë.

Politika nuk dihet të humbë më kohë pasi detyrat janë të qarta.

Celibashi: Si do llogaritet vota e emigrantëve. Do llogaritet tek qarku ku ata kanë regjistrin e gjendjes civile, do llogaritet në Tiranë si ka disa ide apo do kenë mandate të posaçme? Jeni ju që vendoni dakordësohuni.

As mënyra si do votojë diaspora nuk ka marrë ende përgjigje. Vota me postë është një opsion, por demokratët i druhen manipulimit.

Alibeaj: Ku e dimë që s’bëhet votim familjar? Ku e dimë që nuk bëhet me shit-blerje? Ku e dimë që patronazhistët se bëjnë këtë gjë?

Gjiknuri: Nuk mund të t’i kurojë gjitha frikrat që ke në kokë Celibashi.

Celibashi: Nuk ka një mënyrë votimi që ti ofron të gjitha garancitë.

Paralelisht me hallet e diasporës politika duhet t’i japë zgjidhje disa çështjeve brenda kufijve. Mes tyre shtrirja e elektronikës në gjithë vendin.

Celibashi: E ka përgjigjen brenda kjo.

Celibashi: Elektronika ka avantazh,  por nuk mund ta zgjidhë çështjen e shit-blerjes së votës.

Alibeaj: Sa efekt ka në administrimin e burimeve njerëzore nëse do kishim votim në dy dit lidhur me pajisjet elektronike?

Gjiknuri: Do rriste kostot o njeri.

Celibashi: Ajo që do të sugjeroja, është që të votohej ditë të shtunë, jo ditën e dielë.

Gjinknuri: Më nxit shumë ka zoti Alibeaj. A ka ndonjë formë të re teknologjike, ndonjë skanim të trurit të njeriut për të shprehur vullneti real i pa influencuar nga njerëzit.

Por, duket se teknologjia nuk i shuan të gjithë frikrat e demokratëve.

Gjinuri: Kanë aq shumë votues sa duan dy ditë, sidomos ajo partia juaj. Kot bëjnë Chat GPT, ja ku të kanë ty, ti je automati i Chat GTP.

Alibeaj: Vetëm tërmet nuk jam unë.

Fatura e zgjedhjeve të ardhshme nëse teknologjia shtrihet në gjithë vendin do kapë shifrën e 50 milionë eurove.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA